Bayerni kërkon fitoren e tretë radhazi

Futboll

Bayerni kërkon fitoren e tretë radhazi

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 17:29
Bayerni

Bayern Munchen ka pasur një start perfekt në Bundesligë pasi që ka fituar dy ndeshjet e para, kurse sonte do të jenë mysafirë të skuadrës së Bochum.

Pas fitores së thellë kundër Frankfurtit 1-6 dhe asaj kundër Wolfsburgut javën e kaluar me rezultat 2-0 në Allianz Arena, Bayern sonte me të njëjtin qëllim shkon edhe në Bochum për fitore.

Nagelsmann në këtë ndeshje sulmin ja ka besuar ish sulmuesit të Liverpoolit Mane, i cili do të jetë i rrethuar me Muller, Sane dhe Coman.

Po ashtu, për Bayernin për herë të parë ka startuar sot transferi 80 milionë eurosh, Matthis de Ligt në mbrojtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat