Milani po përgatit një kontratë të re për Leaon

Futboll

Milani po përgatit një kontratë të re për Leaon

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:08
Milani po përgatit një kontratë të re për Leaon

Milani është duke u përgatitur për t’i ofruar kontratë të re Rafael Leaos.

Kjo është konfirmuar edhe nga trajneri i skuadrës kampione, Stefano Pioli, pas ndeshjes së fituar ndaj Interit të shtunën mbrëma.

“Klubi dëshiron t’i ofrojë Leaos një marrëveshje të re së shpejti. Ata do të kujdesen për këtë. Ai po punon në nivelin më të mirë. Ai nuk po krijon asnjë problem, ai thjesht po punon shumë si një profesionist i lartë”, tha Pioli.

Kontrata aktuale e sulmuesit portugez me “Rossonerët” skadon më 30 qershor 2024.

Në afatin kalimtar të verës u raportua se Chelsea kishte shprehur interesim për 22-vjeçarin. Mirëpo, oferta prej 80 milionë eurosh ishte refuzuar.

Leao vlerësohet si një nga futbollistët kryesorë dhe Milani dëshiron që ta ketë në skuadër edhe për disa sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat