Trego Besim Aliti, a jeni në kontakt me Komisionin e KOK-ut, a e meriton futbolli me qenë i dyti në Kategorinë A?

Futboll

Trego Besim Aliti, a jeni në kontakt me Komisionin e KOK-ut, a e meriton futbolli me qenë i dyti në Kategorinë A?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2022 Në ora: 14:49
Besim Aliti

Kur futbolli ka mbetur në kategorizim i gjashti, pothuajse edhe zogjtë  e malit ishin tronditur!

Futbolli në vend të gjashtë dhe për pak pikë edhe në kategorinë B.

Shumë zhurmë dhe asgjë nuk ndryshoi, futbolli mbetet në vend të gjashtë! Mentaliteti në Kosovë, tri ditë zhurmë dhe tani në gjumë  

Federatat e Xhudos e Kosovës e para në kategorinë A, sport që po e bënë krenarë gjithë kombin, kishte arritur 83.35 pikë, pasojnë Federata e Volejbollit 79.56, Federata e karatesë e treta 78.5, Federata e Hendbollit katër 78.093, Federata e Basketbollit në vendin e pestë 78.05, Federata e Futbollit 76.61.

Kjo është renditja e Komisionit të KOK-ut, për krenari!

Komuniteti sportivë çuditej, ndërsa KOK-u mbronte me vendosmëri vlerësimin e Komisionit, duke u thirr se FFK-së nuk i ka plotësuar disa kritere të kërkuara.

Ish kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, pat thënë, se futbolli as që diskutohet por futet me automatizëm si i dyti pas xhudos, duke pasur parasysh cilësinë dhe masivitetin.

Trego Besim Aliti, a jeni në kontakt me Komisionin e KOK-ut, a e meriton futbolli me qenë para volejbollit? Thuaje publikisht si profesionist, e meriton apo jo?

Ballkani është në fazën e grupeve në Conference League, është në Grupin G. Mbrëmë luajti baras (1:1) me CFR Cluj nga Rumania, ndërsa trajneri rumun, Dan Petrescu, thotë se vështirë fitohet në “Fadil Vokrri”, se Ballkani ka cilësi!

Z. Aliti, ju e dini se në edicionin e kaluar Feyenord i Holandës, mezi e eliminoi Dritën e Gjilanit dhe shkoi në finale të Conferece League, ku u mposht me 1:0 nga Roma! 

Besim Aliti, ju jeni sekretar i përgjithshëm i Komiteti Olimpik të Kosovës alfa dhe omega, njohës i mirë po se po, si po të duket ky sukses i futbollit të Kosovës? E dyta, Besim Aliti, është koha jo vetëm KOK-u për të gjithë bashkërisht të luftojmë të keqen dhe gënjeshtrat e disa sporteve, që vijnë kalavesh me medalje nga garat e Gazibabës, Golemit, Durrësit, Antalisë etj.

Kurrë nuk kam dëgjuar që është mbajtur ndonjë Kampionat Evropian apo Botëror me 3 a 4 shtete, ose Lojërat Mesdhetare apo Ballkanike! Kjo dihet botërisht. Nuk ka më krenari që të vlerësohet secili sport sipas rezultateve dhe meritave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat