KEK-u dhe Kosova VR njoftohen me humbjen

Futboll

KEK-u dhe Kosova VR njoftohen me humbjen

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 18:37
KEK-u dhe Kosova VR njoftohen me humbjen

Sot (e diel) u zhvilluan pesë ndeshje në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll. 

Pas një fillimi fantastik të sezonit, KEK-u u njoftua sot me humbjen e parë, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra nga Obiliqi u mposht nga Shkëndija në udhëtim, me rezultat të pastër 2-0.

Humbjen e parë të sezonit e pësoi edhe Kosova Vr, e cila gjithashtu u mposht 2-0 si mysafire e Lepencit.

Dinamo dhe Prizreni tani e ndajnë pozitën e parë në tabelë me nga 13 pikë dhe mbeten dy skuadrat e vetme pa humbje.

Rezultatet e plota të ditës së sotme:

Shkëndija 2-0 KEK-u

Fortuna 3-0 Besa (rezultat zyrtar)

Lepenci 2-0 Kosova Vr

Prizreni 2-0 Rilindja

Dardania 2-1 Vitia

Rezultatet e ditës së shtunë: 

Australia 3-2 Dardanët

Behari 0-2 Dinamo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat