Mobilizim i madh te Prishtina për derbin ndaj Dritës

Futboll

Mobilizim i madh te Prishtina për derbin ndaj Dritës

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:03
Mobilizim i madh te Prishtina për derbin ndaj Dritës

Nesër (e mërkurë) zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Kryeqytetasit kanë publikuar çmimet e biletave për duelin e shtyer të xhiros së tretë.

Hyrja në sektorin e Jugut për “Plisat” do të jetë gratis, pasi klubit i duhet përkrahja e madhe në këtë ndeshje të vështirë.

Ndërkaq, çmimet e biletave në sektorët e tjerë janë këto: Veri – 2 euro, Lindje – 2 euro, Perëndim – 3 euro dhe VIP – 15 euro.

Kujtojmë se në këtë ndeshje do të udhëtojnë edhe “Intelektualët” për ta përkrahur Dritën, andaj pritet një atmosferë fantastike.

Tifozët gjilanas do të vendosen në sektorin e Veriut.

Ndeshja në “Fadil Vokrri” do të fillojë në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat