Inzaghi: Pashë Interin të mposhtur pas një ndeshje shumë të mirë

Futboll

Inzaghi: Pashë Interin të mposhtur pas një ndeshje shumë të mirë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:59
Inzaghi: Pashë Interin të mposhtur pas një ndeshje shumë të mirë

Pas humbjes së djeshme të Interit në shtëpi ndaj Romës me rezultatin 1-2, Simone Inzaghi u intervistua nga mikrofonat e “DAZN”.

“Të martën do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme kundër një ekipi shumë të fortë si Barcelona, por ndaj Romës ndaj të cilës pësuam një humbje, ndjehem i zhgënjyer sepse nuk e meritonim disfatën.

Duhet të punojmë më shumë në detaje. Sot humbasim një ndeshje me portierin tonë i cili nuk bëri një pritje pasi nuk i lamë hapësira kundërshtarit, por ky është futbolli.

Barça? Kam besim se do të luajmë një ndeshje të mirë ndaj tyre.

A ndjehem në rrezik? Normale, humbjet nuk sjellin kurrë qetësi. Por për pak ditë kishim analizuar ndeshjen në Udine që nuk ishte në nivelin tonë. Në vend të kësaj ndaj Romës pashë sërish Interin tim, atë të vitit të kaluar. Tani me punë duhet të dalim nga kjo ndeshje e shëmtuar”, është shprehur Inzaghi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat