Shkruhet historia në Serinë A

Futboll

Shkruhet historia në Serinë A

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 18:11
Shkruhet historia në Serinë A

Ndeshja e sotme e Serisë A mes Sasuolos dhe Salernitanës ka hyrë në historinë e futbollit italian. Për herë të parë në elitë, ndeshjen e ka drejtuar një gjyqtare femër.

Maria Sole Ferrieri Kaputi, gjyqtarja 32-vjeçare, ishte e para femër e cila drejtonte në këto nivele të futbollit italian. Jo thjesht një vendim për të rënë në sy, por në Itali duken të sigurt se përzgjedhja e saj ishte për faktin se ajo vlerësohet si një gjyqtare shumë e aftë dhe pritet që të bëjë karrierë në Serinë A duke u shfaqur vazhdimisht në këto nivele.

Ndeshja e saj e parë shkoi mirë, po të mendohet se është një gjyqtare e re dhe sigurisht që do të kishte peshën e emocioneve të këtij debutimi historik. Ajo dha edhe një penallti gjatë ndeshjes, që çoi në 2-0 rezultatin për Sasuolon.

Një penallti e konfirmuar më pas nga VAR, pavarësisht protestave që bënë lojtarët e Salernitanës. Ndeshja u mbyll 5-0 dhe vlerësimet në mediat italiane si rrallëherë kanë qenë shumë pozitive për drejtuesit e një sfide të elitës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat