Voska Sport fiton derbin shqiptar, 3 pikë larg liderit

Futboll

Voska Sport fiton derbin shqiptar, 3 pikë larg liderit

Nga: K. G. Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 16:34
Pamje nga ndeshja

Voska Sport e Ohrit ka shënuar fitore si mysafirë me rezultat 2:1 ndaj Arsimit të Çegranit, në takimin e javës së 12-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut. Në fakt, ky ishte derbi mes skuadrave shqiptare.

Voska renditet në vend të tretë me 27 pikë dhe Arsimi në të 10-t me 13.  

"Kthehemi me 3 pikë të plota nga transferta kundër KF Arsimit!

FC Voska Sport ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertën ndaj KF Arsimit, duke vazhduar garën për dy vendet e para në Ligën e Dytë, aty ku sot në program ishin dy ndeshje. 

2:1 doli të jetë rezultati përfundimtar i këtij takimi shumë të luftuar, ku edhe njëherë tjetër në skenë doli dyshja Emini-Feta, që siguruan tre pikëshin e radhës për skuadrën tonë. 

Emini realizoi golin e parë, kur nga penaltia në minutën e 21-të shënoi për 1:0, derisa Behar Feta, edhe pse u inkuadrua nga bankina, në minutën e 64-të me një super gol i dha avantazhin skuadrës sonë, të cilin e ruajtëm deri në fund të takimit. 

Ishte kjo fitorja e 8-të sezonale për skuadrën tonë, që numëron 27 pikë, 3 më pak se skuadra kryesuese e Gostivarit”, njofton FC Voska Sport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat