Casillas lartëson figurën e Ronaldos

Futboll

Casillas lartëson figurën e Ronaldos

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 12:30
Casillas lartëson figurën e Ronaldos

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe këtë Botëror për shkak të marrëdhënieve me klubin e tij Man. United. Për t’i dalë në krah Ronaldos ka menduar ish-shoku i tij i skuadrës te Reali i Madridit, legjenda e Spanjës, Ikier Casillas.

Protagonisti kryesor në fitimin e Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2010 beson se Cristiano Ronaldo është ende në gjendje për të luajtur në nivele të larta dhe se ai është pretendenti kryesor për të fituar Këpucën e Artë në botëror.

“Duket se Cristiano ka ardhur në Kupën e Botës si mysafir dhe njerëzit nuk e llogarisin për shkak të telasheve që ai ka te Man. United. Por unë e shoh si pretendentin kryesor për fitimin e “Këpucës së Artë.

Kur njerëzit flasin për Ronaldon, harrojnë atë që ai ka bërë. Por ai nuk harron, sepse ai e di se çfarë ka bërë. Gjithmonë do ta doja në ekipin tim. Cristiano duhet të vazhdojë të luajë në nivel të lartë, pasi ai ka ende për të dhënë.”

Ronaldo është kapiteni i Portugalisë dhe ka shënuar 117 herë në 191 paraqitje për vendin e tij.  37-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave për Portugalinë. Skuadra e Fernando Santos e nis turneun prestigjioz me 24 nëntor, përballë Ganës. Rivalët e tjerë në grup janë Uruguai dhe Koreja e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat