Xherdan Shaqiri asiston, Zvicra lë gojëhapur Kamerunin 

Futboll

Xherdan Shaqiri asiston, Zvicra lë gojëhapur Kamerunin 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 nëntor 2022 Në ora: 10:54 Përditësuar në ora: 13:11 më 24.11.2022
Shaqiri në veprim, foto EFE

Kjo është nota për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën! Ky është lojtar i ndeshjes

Portieri Yann Sommer është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.2 nga faqja e specializuar “Sofascore”. 

Futbollisti Xherdan Shaqiri asistoi në golin e fitores, duke u vlerësuar me notën 7.0. Me notën 7.0 u vlerësua edhe autori i golit Breel Embolo. Granit

Xhaka ka treguar lojë të mirë dhe është vlerësuar me notën 7.1.

Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Kamerunit, në hapje të Grupit G në Kampionatin Botëror.

Xhaka e Shaqiri me Zvicrën triumfojnë ndaj Kamerunit

Kur është në formë Xherdan Shaqiri, Zvicra buzëqesh! Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Kamerunit, në takimin e parë të Grupit G të Kampionatit Botëror në futboll.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, si zakonisht startuan nga minuta e parë, me shokë treguan lojë të mirë ndaj Kamerunit që për fat të mirë nuk i ka shfrytëzuar rastet në 45 minutat e parë. 
Shaqiri edhe një herë ka treguar klasin e tij dhe falë asistimit të tij Zvicra doli ballëlart. Breel Embolo e konkretizoi në gol asistimin e Shaqës.

Në minutën e 10-të, Toko Ekambi godet por portieri zviceran Sommer shpëton portën e tij.

Fat i madh për Zvicrën në minutën e 14-të, Akanji gabon duke ia marrë topin Eric Maxim Choupo-Moting por për fat të mirë gjuan drejt në trup të portierit Sommer. 

Martin Hongla (Kamerun) në minutën e 30-të pati rast të mirë por gjuajtjen e tij e priti Sommer.

Në minutën e 48-të, Xherdan Shaqiri energjik, vepron për mrekulli duke asistuar përtoke për futbollisti Breel Embolo, i cili nga afërsia tund portën e Kamerunit, 1:0.

Sommer është trim i ndeshjes, i cili në minutën e 57-të shpëton portën e tij. Eric Maxim Choupo-Moting (Kamerun) futet brenda zonës dhe nga këndi i vdekur, nga afërsia dërgon një goditje të fuqishme që pothuajse përfundon brenda rrjetës, por Sommer mbron atë që nuk mbrohet.

Në minutën e 68-të, Andre Onana bën një pritje të shkëlqyeshme duke ia mohuar golin Ruben Vargas (Zvicër). Vargas gjuan nga rreth 11 metra por portieri reagon fenomenal.

Në minutën e 89-të, Granit Xhaka godet fortë por nuk befasohet portieri Onana.

Seferoviq dështon nga një pozitë e pastër, bllokohet nga mbrojtja e Kamerunit.. 

Zvicra starton me fitore, duke marrë tre pikë në hapje të grupit.

Më 28 nëntor takohen: Kameruni - Serbia (11.00) dhe Brazili – Zvicra (17.00).

Zvicra – Kameruni 1:0

Stadiumi "Al Janoub" në Al Wakrah. 
Gjyqtar: F. Tello.
Shënues: Embolo (48').
Kartona të verdhë: Elvedi, Akanji - Fai.
Zvicra: Sommer, Widmer, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez (Coment 90'), G. Xhaka, Freuler, Shaqiri (Okafor 72')i, Sow (Frei 72'), Vargas (Rieder 81') dhe Embolo (Seferoviq 72").
Kameruni: A. Onana, Fai, Nkoulou, Castelletto, Nouhou, Hongla (Ondoua 68'), Oum Gouet, Zambo Anguissa, Mbeumo (Moumi Ngamaleu 81'), Choupo-Moting (Aboubakar 74') dhe Toko Ekambi (N'Koudou 74').

Shaqiri asiston

)E plotësuar) - 90' MInuta e fundit.

89" Xhaka dërgon goditje të fortë por nuk befasohet ONana.

86' Zvicra po luan me kujdes.

Zvicra – Kameruni 1:0

Stadiumi "Al Janoub" në Al Wakrah. 
Gjyqtar: F. Tello.

Shënues: Embolo (48').

Kartona të verdhë: Elvedi, Akanji - Fai.

Zvicra: Sommer, Widmer, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez (Coment 90'), G. Xhaka, Freuler, Shaqiri (Okafor 72')i, Sow (Frei 72'), Vargas (Rieder 81') dhe Embolo (Seferoviq 72").

Kameruni: A. Onana, Fai, Nkoulou, Castelletto, Nouhou, Hongla (Ondoua 68'), Oum Gouet, Zambo Anguissa, Mbeumo (Moumi Ngamaleu 81'), Choupo-Moting (Aboubakar 74') dhe Toko Ekambi (N'Koudou 74').

83' Edhe pak minuta deri në fund.

79' Ndeshja po shkon kah fundi.

77" Zvicra është afër fitores.

74" Kameruni synon golin.72' Shaqiri zëvendësohet nga Okafor.

71' Zvicra po luan me klujdes të shtuar.

68' Andre Onana bën një pritje të shkëlqyeshme duke ia mohuar golin Ruben Vargas (Zvicër). Vargas gjuan nga rreth 11 metra por portieri reagon fenomenal.

65' Kameruni po shfaqet i rrezikshëm.

60' Shaqiri poo tregon lojë shumë të mirë.

57' Someer - trim i ndeshjes deri më tash! Eric Maxim Choupo-Moting (Kamerun) futet brenda zonës dhe nga këndi i vdekur, nga afërsia dërgon një goditje të fuqishme që pothuajse përfundon brenda rrjetës, por Sommer mbron.

56' Kameruni po e kërkon golin e barazimit.

53" Zvicra ka epërsinë, ka motivin.

48' Super Shaqiri, Embolo realizon! Xherdan Shaqiri e kreu tërë punën duke asistuar deri të Embolo i cili nga afërsia ka realizuar për 1:0.

46' Lojë e mirë.

Përfundon pjesa e parë.45+1' Manuel Akanji (Zvicër) godet me kokë por topi shkon jashtë shtyllës së majtë.

45' Më i merituari që porta e Zvicrës mbetet e paprekur në 45 minutat e parë është portieri Sommer. 

44' Nuk ka ndryshim rezultati, Kameruni ka pas raste më të mira, tri herë rrezikoi portën e Zvicrës. 

40' Elvedi gjuan jashtë portës.

37' Kartoni i parë i verdhë, Fai i Kamerunit.14' Fat i madh për Zvicrën, Akanji gabon duke ia marrë topin Eric Maxim Choupo-Moting por për fat të mirë gjuan drejt në trup të portierit Sommer. 

35" Rezullati 0:0, është interesant se Kameruni po vjen lehtë deri të rasti.  

30' Martin Hongla (Kamerun) patii rast të mirë por gjuajtjen e tij e priti Sommer.

28" Zvicra po tenton të vijë sa më shpejt deri të goli.

25' Kameruni mjaft agresiv.

23' Lojë e mirë nga të dy palët.

18" Nuk ka gola.12" Granit Xhaka (Zvicër) gjuan nga distanca, por pa sukses.

10' Toko Ekambi godet por Somer shpëton portën e Zvicrës. 

7" Kameruni nuk është indiferent me lojë ndaj Zvicrës.

5' Lojë e baraspeshuar mes Zvicrës dhe Kamerunit.

3' Korneri i parë për Zvicrën. 

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë mobilizuar për fitore ndaj Kamerunit, në takimin e parë të Grupit G të Kampionatit Botëror në futboll.

Grupi G është mjaftë i vështirë,

Zvicra do të ndeshet në Kupën e Botës për herë të parë në histori me Kamerunin.

Skuadra zvicerane e Murat Yakin u kualifikua pa humbur asnjë ndeshje, duke siguruar një kalim në finale përpara kampionëve të Evropës, Italisë.

Grupi G është mjaftë i vështirë, pasi aty bëjnë pjesë edhe Serbia dhe Brazili, andaj fitorja në këtë ndeshje është tejet e rëndësishme për Zvicrën.

Këto janë formacionet zyrtare:

Zvicra: Sommer, Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo.

Kameruni: Onana, Fai, Castelletto, N’Koulou, Tolo, Oum Gouet, Anguisa, Hongla, Mbeumo, Choupo-Moting, Toko Ekambi.

Xhaka e Shaqiri me Zvicrën synojnë fitore 

Xhaka e Shaqiri me Zvicrën synojnë fitore në përballje me Kamerunin, në takimin e parë të Grupit G të Kampionatit Botëror në futboll.

Shaqiri dhe kapiteni Xhaka startojnë nga minuta e parë.

Zvicra - Kameruni

Zvicra: Sommer, Widmer, Elvedi, Akanji, R. Rodriguez, G. Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas dhe Embolo.

Kameruni: A. Onana, Fai, Nkoulou, Castelletto, Nouhou, Hongla, Oum Gouet, Zambo Anguissa, Mbeumo, Choupo-Moting dhe Toko Ekambi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat