Felix drejt gjigantit francez

Futboll

Felix drejt gjigantit francez

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 13:10
Felix drejt gjigantit francez

PSG dëshiron të transferojë yllin e Atletico Madridit, Joao Felix.

Sipas “TEAMtalk”, drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, është i gatshëm të nënshkruajë me portugezin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Felix nuk i ka përmbushur pritshmëritë tek Atletico Madrid prej kur iu bashkua madrilenëve për çmimin 126 milionë euro.

Sulmuesi portugez në vitin 2019 u transferua tek Atletico, dhe duket se ai po numëron ditët tek skuadra e Diego Simeones.

Madrilenët janë të gatshëm ta shesin lojtarin në mënyrë që arkëtojë para për investime të reja në klub.

Felix thuhet se akoma është shumë i vlerësuar nga PSG-ja, dhe kampionët në fuqi të Francës, synojnë të transferojnë portugezin në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat