Prapaskenat e skandalit te Juventusi

Futboll

Prapaskenat e skandalit te Juventusi

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 15:56
Allegri

Masimiliano Alegri dhe Federiko Kerubini pas dorëheqjes së Andrea Anjelit dhe të gjithë bordit të hënën në mbrëmje, kanë menduar seriozisht largimin nga Juventusi. “Gazzetta dello Sport” zbuloi prapaskenën sipas së cilës trajneri dhe drejtori sportiv ishin gati të jepnin dorëheqjen.

Në atë moment ndërhyri Xhon Elkan dhe i qetësoi ata për të ardhmen sportive të bardhezinjve, duke i vendosur në qendër të projektit, siç u përsërit edhe në deklaratat e pasdites së para dy ditëve. Alegri, madje ka darkuar me Andrea Anjelin. Ish-presidenti i kërkoi menaxherit të qëndrojë në krye të skuadrës dhe ta mbyllë sezonin me një trofe.

Ndërkohë, me ekipin e shpërndarë nëpër botë, mes Botërorit dhe festave, përballja është kryer në “chat” dhe me telefon.

Lojtarët janë siguruar nga shumë palë se qëllimi është gjithmonë të qëndrojnë të fokusuar në fushë dhe të fitojnë. Goditja kaloi, tashmë më 6 dhjetor lojtarët e pa përfshirë në Katar do të takohen në “Continassa” për të filluar sërish stërvitjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat