Serbët i turren FIFA-së për Granit Xhakën!

Futboll

Serbët i turren FIFA-së për Granit Xhakën!

Nga: K. Goca Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 13:50
Granit Xhaka

Mediat serbe reagojnë pa kontroll duke atakuar FIFA-në. 

Mediat serbe, si dhelpra dinake, nuk e përmendin në asnjë formë gjestin e turpshëm të Dushan Vllahoviqit, kur kap me dorë organet gjenitale, reagimin dhe kërcënimin e Milenkoviqit ndaj Xhakës. 

Po ashtu portieri Vanja MIlinkovqi – Saviq, kur kapi për fyti Granit Xhakën.

Shtatë serbë sulmuan Xhakën, mediat serbe i fshehin këtë fakte, por turren si pula pa kokë ndaj FIFA-së.

“Xhaka mbetet i pandëshkuar për provokimin e gjithë popullit serb”, është titulli i mediumit “Kurir”. 

“Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, me shumë gjasa nuk do të ndëshkohet nga FIFA për provokime gjatë dhe pas ndeshjes kundër Serbisë.

Xhaka disa herë gjatë ndeshjes ka hyrë në konflikt me lojtarët e kombëtares serbe.

Lojtari i Arsenalit ka veshur fanellën e Ardon Jasharit, sa që mbiemri i tij ka qenë në gjoks dhe ndonëse mediat britanike kanë paralajmëruar se FIFA do të nisë procedura ndaj tij, tani duket se nuk do të ketë asgjë.

Kujtojmë se themeluesi i UÇK-së quhej Adem Jashari, kështu që shumë e cilësuan gjestin e Xhakës si një provokim të rëndë drejtuar popullit serb”, shkarravit “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat