Trajneri i Newcastle: Në janar jemi të kushtëzuar

Futboll

Trajneri i Newcastle: Në janar jemi të kushtëzuar

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 23:06
Trajneri i Newcastle: Në janar jemi të kushtëzuar

Me pronarët arabë, Newcastle është në qendër të thashethemeve të transferimeve në çdo merkato.

Për sa i përket freskimit të skuadrës në merkarot e janarit, trajneri Eddie Howe, i cili iu referua edhe Fair Play-it financiar theksoi se dëshira gjithmonë është për të pasur në ekip futbollistët më të mirë, megjithatë shtoi se sa I përket shifrave të tyre duhet treguar shumë kujdes.

“Për ta çuar ekipin në nivele të reja, metoda ime është të përmirësoj lojtarët që kemi përmes stërvitjes. Nëse ne nuk mund ta bëjmë atë gjë, atëherë duhet të gjejmë emra të rinj në tregun e transferimeve.

Unë kam dëshirë për të pasur lojtarët më të mirë të mundshëm, por këta kanë një kosto. Botman nuk ishte një nënshkrim i lirë, po ashtu Isak. Këta janë lojtarët që mund të ndikojnë në zgjedhjen e 11-shen startuese.

Nuk e di nëse kemi financa për ta bërë këtë përsëri, klubi duhet të përballojë një shpenzim të konsiderueshëm dhe nuk jam i sigurt sa është e mundur me Fai Play-in financiar. Duhet të qëndrojmë brenda udhëzimeve,”-tha tekniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat