Tirana në alarm

Futboll

Tirana në alarm

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 11:43
Tirana në alarm

Tirana është në luftë me kohën për të riaftësuar Behiratçen, ndërsa gjasat janë që mbrojtësi rrezikon sfidën e 21 dhjetorit. Lojtari ka një shqetësim që prej Kastriotit.

Edhe Kristijan Toshevski ka probleme dhe nuk do të luajë në derbi, ndërsa Shehi ka improvizuar në dy krahët e mbrojtjes, ashtu siç mund të bëjë edhe këtë derbi.

Nga ana tjetër, së fundmi federata ka vendosur të shtyjë me 60 minuta orarin e ndeshjes më të fortë të javës së 14-të.

Kështu, derbi i kryeqytetit do të zhvillohet po të mërkurën më datë 21 dhjetor, por do të startojë prej orës 20:00.

Siç dihet, këtë sfidë e organizon Tirana dhe tifozët bardheblu pritet të jenë më të shumtë në numër. Kjo sfidë pritet të tregojë shumë mbi forcën e dy ekipeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat