Zbulohet kërkesa e pabesueshme që Messi i ka bërë PSG-së

Futboll

Zbulohet kërkesa e pabesueshme që Messi i ka bërë PSG-së

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 18:38
Messi

Një lajm i pabesueshëm ka ardhur nga Franca. Sipas fr.al-ain, Messi duket se i ka kërkuar drejtuesve të Paris Saint-Germain që të prezantojë Kupën e Botës në Parkun e Princave.

Megjithatë, duket se klubi nuk ka qenë i sigurt për propozimin e bërë nga numri 10. Në fakt, dyshimet dhe shqetësimet e drejtuesve të PSG-së kanë të bëjnë me mënyrën se si do ta prisnin tifozët dhe populli francez këtë gjest.

Gjithashtu, bashkia e Parisit do ta gjykonte si një akt provokues për francezët, të cilët kanë pësua rnjë humbje djegëse në finalen e madhe të luajtur pak ditë më parë.

Duket se kërkesa e Leo Messi-t ka përçarë klubin parisien, duke parë se jë pjesë e drejtuesve e konsiderojnë si diçka normale dhe janë të mendimit se argjentinasi e meriton pas një karriere legjendare.

Edhe presidenti Nasser Al-Khelaifi e kosndieron diçka normale, por këshilltarët e tij e kanë paralajmëruar se gjesti mund të krijojë tensione në stadium dhe mund të shkaktojë kaos.

Në fakt, është e paimagjinueshme që Leo Messi të dalë në Oarkun e princave me trofeun e Kupës së Botës  të fituar pas një finaleje dramatike pikërisht kundër Mbappe me shokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat