Balaj ndahet me ekipin turk

Futboll

Balaj ndahet me ekipin turk

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 18:18
Balaj ndahet me ekipin turk

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Balaj është larguar nga ekipi i tij Ankara Koçiorenguçu. 

Ky lajm është i bërë nga vetë futbollisti përmes një postimi në InstaStory.

Ai ka postuar një foto të vetën teksa ndodhet në fushë me fanellën e ekipit me mbishkrimin: “Faleminderit Ankara Koçiorenguçu”.

Rikujtojmë që Balaj u transferua këtë verë në ekipin turk. 31-vjeçari ka luajtur 9 ndeshje me fanellën e  Ankara Koçiorenguçu duke shënuar 3 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat