Juventusi nuk fiton dot miqësoren e fundit ndaj Standard Liege

Futboll

Juventusi nuk fiton dot miqësoren e fundit ndaj Standard Liege

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 16:50
Juventusi

Juventus ka mbyllur fazën përgatitore të miqësoreve para rifillimit të kampionatit. Skuadra bardhezi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 në sfidën ndaj Standard Liege.

Edhe pse luajti me titullarët në 45-minutat e para, ekipi bardhezi do ta mbyllte në disfatë.

Në minutën e 32-të, Danilo dërgoi topin në portën e tij, duke nxjerrë jashtë loje portierin me daljen e tij.

Në pjesën e dytë, edhe pse luajtën të rinjtë, do të barazonin shifrat. Soule do të fitonte dhe kthente në gol një 11-metërsh. Më 4 janar, Juventus do të sfidojë Cremonesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat