Ten Hag tregon nëse Weghorst do të luajë nesër kundër Cityt

Futboll

Ten Hag tregon nëse Weghorst do të luajë nesër kundër Cityt

Më: 13 janar 2023 Në ora: 16:45
Ten Hag tregon nëse Weghorst do të luajë nesër kundër Cityt

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag në konferencën e sotme për media para ndeshjes së nesërme kundër Manchester Cityt e konfirmoi se “Djajtë e Kuq” janë shumë pranë transferimit të Wout Weghorst.

Sulmuesi holandez pritet të zyrtarizohet si lojtar i United gjatë ditës së sotme, në një marrëveshje huazimi nga skuadra e Burnleyt deri në fund të sezonit.

I pyetur për Weghorst, Ten Hag tha se skuadra e tij është shumë afër transferimit të sulmuesit 30 vjeçar, ndërsa tregoi se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për derbin e nesërm ndaj Manchester Cityt.

“Ne jemi shumë afër që të nënshkruajmë me Wout Weghorst, por ai nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Manchesterit”, tha Ten Hag.

Në 21 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon, Wout Weghorst ka arritur të regjistrojë 10 gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat