Zeneli me Reims-in shokojnë PSG-në e Messit, Mbappes e Neymarit 

Futboll

Zeneli me Reims-in shokojnë PSG-në e Messit, Mbappes e Neymarit 

Nga: K. Goca Më: 29 janar 2023 Në ora: 22:43
Neymar e Mbappe

PSG shokohet në minutën e 6-të shtesë, ka pësuar gol dhe iu mohohet fitorja.

PSG ka barazuar me rezultat 1:1 me Reims-in. 

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zenel, u paraqit nga minuta e 75-të për Reims-in, duek shkaktuar senzacion me pikën që morën në Paris. 

Mbappe, Neymar e Messi u befasuan nga rivali, kur kihet parasysh se parisienët nga minuta e 59-të mbeten me një lojtar me pak, kur Verratti u përjashtua me karton të kuq. 

Neymar në minutën e 51-të ka shënuar për epërsinë e PSG-së, ndërsa Balogun ka barazuar shifrat 1:1 në minutën e 90+6.

Pas javës së 20-të në kampionatin francez, PSG kryeson me 48 pikë e Rems është i 11-ti me 26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat