United kërkon një mesfushor pas lëndimit të Eriksenit

Futboll

United kërkon një mesfushor pas lëndimit të Eriksenit

Më: 30 janar 2023 Në ora: 10:54
United kërkon një mesfushor pas lëndimit të Eriksenit

Manchester United po e shqyrton mundësinë për të ndërhurë në treg për një mesfushor, nëse rezultatet e skanimit mjekësor konfirmojnë se Christian Eriksen do të mbetet jashtë fushës për disa javë.

Danezi u lënduar pas një përplasje me Andy Carroll në përballjen me Reading të shtunën mbrëma, gjë që e detyroi Eriksenin të largohej nga fusha.

Eriksen iu është nënshtruar testeve mjekësore për këtë çështje dje dhe United ka frikë se ai mund të mbetet jashtë fushës për disa javë.

Lajmi vjen në një kohë kur United do të përballet me 19 ndeshje në 57 ditët e ardhshme, me një mesatare prej një ndeshjeje çdo tre ditë.

Me Donny van de Beek që po ashtu është i lënduar, United ka mungesa të konsiderueshme në mesfushë dhe Ten Hag do të kërkojë një mesfushor të ri në 48 orët e ardhshme nëse dëmtimi i Eriksen është i rëndë.

Duke qenë se ka kaq pak kohë në këtë afat kalimtar, United ka të ngjarë të detyrohet të kërkojë huazimin e ndonjë lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat