​Materazzi-Skriniarit: Dashurinë e interistëve nuk e gjen askund tjetër

Futboll

​Materazzi-Skriniarit: Dashurinë e interistëve nuk e gjen askund tjetër

Më: 30 janar 2023 Në ora: 12:50
Marco Materazzi

Ish- mbrojtësi i Interit , Marco Materazzi, ka folur rreth vendimit të Milan Skriniarit që ta braktisë Interin për t’iu bashkuar Paris-Saint-Germainm.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar sllovak konfirmoi të dielën se kishte rënë dakord të bashkohej me PSG-në sapo ta përfundojë kontratën me “Neroazzurrët”.

Dy klubet janë në kontakt të ngushtë dhe ai mund të niset drejt kryeqytetit francez në orët e fundit të këtij afati kalimtar, nëse arrijnë të bien dakord për një marrëveshje të shpejtë.

Duke folur për “DAZN”, Materazzi komentoi lëvizjen e Skriniarit në PSG dhe atë që është e veçantë për Interin.

“Askush nuk duhet të dyshojë në profesionalizmin e tij, ai do të japë 100% deri në fund. Por mbani mend: dashurinë e “San Siros” dhe 80,000 tifozëve ‘Nerazzurr’ nuk do ta gjeni askund tjetër.”, ka thënë ish-reprezentuesi italian.

Interi kishte shpresuar të lidhte Skriniarin me një kontratë të re dhe ishin të sigurt se kjo do të arrihej kur refuzuan një ofertë prej 70 milionë eurove nga PSG në verën e vitit të kaluar.

Që nga ardhja e tij në korrik të vitit 2017, qendërmbrojtësi sllovak ka bërë 242 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe duke ofruar pesë asistime, duke ndihmuar skuadrën të fitojë katër tituj përfshirë Scudetton.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat