​Harry Maguire në radarin e Interit

Futboll

​Harry Maguire në radarin e Interit

Më: 30 janar 2023 Në ora: 14:02
Harry Maguire

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, i cili është kapiten i klubit në “Old Trafford”, thuhet se po kërkohet nga Interi në formë huazimi.

Qendër e kombëtares angleze ka qenë duke luftuar për më shumë minuta nën urdhrat e trajnerit Eric Ten Hag pas një starti zhgënjyes në këtë edicion të Premxier Ligës.

“Daily Mail” tani raporton se gjigantët e Serisë A, Interi kanë pyetur për mundësinë e marrjes së Maguire në huazim përpara se të mbyllet afati kalimtar i janarit, derisa “Nerazzurrët” kanë filluar të bëjnë plane për ta zëvendësuar sllovakun Milan Skriniar i cili do të transferohet në Pari-Saint-Germain.

Edhe pse nuk po luan shumë, Maguire thuhet se është i prirur të presë deri në verë përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat