Pantiq: Vuk Karaxhiq është gënjeshtër, Vuçiqi nuk mund të drejtonte as ‘Delijen’

Futboll

Pantiq: Vuk Karaxhiq është gënjeshtër, Vuçiqi nuk mund të drejtonte as ‘Delijen’

Nga: K. Goca Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 15:38
Pantiq

Komentatori sportiv serb, Millojko Pantiq, godet sërish presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin dhe tregon edhe disa detaje interesante. 

Pantiq njihet si kritikuesi më i madh dhe lufton sojin e Vuçiqit dhe të ish futbollistëve, si Dragan Xhajiqin dhe Zvezdan Terziqin, këta të fundit e nderuan me fanellën numër 1 kriminelin e luftës Kapiten Dragan. 

Për çka Pantiq i pat quajtur turp i turpit dhe përgjithmonë hoqi dorë nga klubi i futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit, klubi famëkeq.  

Ai në një intervistë interesante për mediumin kroat “Veçernji List” ka treguar se si mburret Beogradi me gënjeshtra. 

“Shën Sava nuk ishte serb, ishte grek! Sepse gruaja e Stefan Nemanjës ishte greke dhe ai përkthente në Greqi, në Hilandar, sepse e dinte gjuhën greke.

Ai kurrë nuk shkroi asgjë, asnjë libër të vetëm.

Nuk ekziston në dokumentet e kishës.

Ai ka shkruar vetëm ‘Jeta e Stefan Nemanjës’, atë të babait të tij”, ka thënë Millojko Pantiq.

“Një tjetër gënjeshtër e madhe është Vuk Karaxhiq. Vuk Karaxhiq është katolik! Dhe serbët e ngrenë në qiell si krijues të gjuhës serbe. Kopitari u martua me të”, tha Pantiq.

“Ai (Vuk Karaxhiq) përkthente libra kishtarë, të cilat despoti Stefan Lazareviq në shkollën e Resavas, falë Konstandinit filozofit, i bleu me ndërmjetësit e tij për para të vogla, i paguante fshatarët përreth manastirit që t'i merrnin ato libra dhe i çoi në Vjenë", - tha ai.

“Pra, Vuk Karaxhiq është gënjeshtër, ashtu si edhe Shën Sava”, tha Pantiqi.

Në vazhdim të intervistës për “Veçernji list”, komentatori serb iu referua Aleksandër Vuçiqit, duke thënë se presidenti i Serbisë është huligani më ordiner që nuk ka mundur as të udhëheqë grupin e tifozëve të Zvezdës, “Delija”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat