A ishte e kurdisur ndeshja Prishtina – Dinamo e Zagrebit? Ja çfarë thoshte Çiro Bllazheviqi

Futboll

A ishte e kurdisur ndeshja Prishtina – Dinamo e Zagrebit? Ja çfarë thoshte Çiro Bllazheviqi

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 shkurt 2023 Në ora: 17:11
KF Prishtina, viti 1985

Ka qenë interesant ballafaqimi mes Prishtinës dhe Dinamos së Zagrebit, që u zhvillua para më së 38 viteve pikërisht me 20 tetor (1985) në stadiumin e Prishtinës, para 25 mijë shikuesve dhe pati përfunduar pa gola (0:0). 

A ishte e kurdisur ndeshja Prishtina – Dinamo e Zagrebit? 

Pas ndeshje pati komentime të ndryshme, ndërsa Mirosllav Çiro Bllazheviqi ishte kryetrajner i Dinamos, por pak muaj me parë e kishte udhëhequr Prishtinën. 

“Në fillim dëshiroj të theksoj se marrëveshje nuk pati dhe sikur të kishte unë i pari do të isha kundër saj. 

Loja ishte e vështirë dhe e fortë për të dy palët. 

Prishtina ishte më e mirë dhe më afër fitores ndonëse ishte mjaft e hendikepuar. 

Mirëpo edhe ne pa Mlinariqin nuk kemi pasur ndonjë synim më të madh, pos fitimit të një pike, me të cilën jam i kënaqur sepse në finish të lojës, Shala pati dy - tri raste ideale për të tundur rrjetën e Stoiqit”, kështu pati deklaruar Bllazheviqi pikërisht me 20 tetor të vitit 1985. 

Prishtina renditej në vend të tretë me 15 pikë dhe Dinamo ishte e pesta me 14 sosh pas 12 jave në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

Prishtina - Dinamo 0:0

Stadiumi i Prishtinës.

Shikues: 25.000.

Gjyqtarë: Stjepan Gllavina (Klis), Dushan Drashkoviq nga T. Vërbas e Asim Kulenoviq nga Bosanska Dubica.

Kartona të verdhë: Çirkoviq, Domi - Katanec e Arsllanoviq.

Prishtina: Rade Zallad 7, Favzi Rama (Kujtim Shala 5), Faton Domi 6, Sahit Kelmendi 6, Skënder Shengyli 6, Rifat Mehinoviq 6, Mensur Nexhipi 6, Rafet Prekazi 6 (MIodrag Çirkoviq 6), Fadil Vokrri 6, Fadil Muriqi 6 dhe Shefqet Sinani 7.

Dinamo: Stojiq, Braçun 6, Cupan 7, Arsllanoviq 6, Luliq 6, Vukoviq 6, Besek 5 (Shmit), Munjakoviq 7, Katanec 6, Komoçar 6 dhe B. Cetkoviq 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat