Courtois: Iu përgjigjëm si duhet

Futboll

Courtois: Iu përgjigjëm si duhet

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:39
Courtois

Reali i Madridit i është përgjigjur me një fitore Barcelonës, teksa ka mundur Valencian 2:0.

Dy gola nga Asensio dhe Vinicius kanë qenë të mjaftueshëm për të besuarit e Ançelotit.

Portieri i Realit të Madridit, Thibaut Courtois, ka folur pas takimit duke vlerësuar suksesin dhe paraqitjen e skuadrës.

“Natyrisht jam i kënaqur që për të tretin takim radhazi nuk pësojmë, por kundër Valencias ka shumë më tepër rëndësi fitorja.

Duke parë rezultatin e Barcelonës nuk mund të gabonim.

Kemi bërë një paraqitje të mirë dhe e kemi merituar plotësisht.

Pasi ata mbetën me 10 lojtarë gjithçka u bë më e lehtë për ne. Benzema?

Nuk e di, sepse nuk kemi biseduar, por diçka ka ndier në këmbë”, tha Courtois pas takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat