Fiorentina i dërgon sinjal Barcelonës dhe Liverpoolit

Futboll

Fiorentina i dërgon sinjal Barcelonës dhe Liverpoolit

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:52
Sofyan Amrabat

Barcelona e kërkoi Sofyan Amrabat në fundin e afatit kalimtar të janarit, por që u refuzua kategorikisht nga Fiorentina.

Mesfushori u bë i njohur në skenën botërore pasi luajti një rol kyç në suksesin historik të Marokut, që u rendit si kombëtarja e katërt më e mirë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Amrabat kështu tërhoqi vëmendjen e disa klubeve, teksa u raportua se ai mund të largohej në afatin kalimtar dimëror.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi sepse klubi italian e konsideroi si të paprekshëm.

Barcelona ishte ndër klubet e interesuara dhe e kërkoi huazimin e  marokenit, duke përfshirë edhe opsionin e blerjes, por katalunasit u refuzuan nga “Viola”, pavarësisht edhe presionit që bëri lojtari.

Ish-mesfushori i Hellas Veronas ka kërkuar falje dhe ka rregulluar raportet me Fiorentinan.

Sipas “Calciomercato”, klubi nga “Artemio Franchi” ka një plan tjetër për 26-vjeçarin pas përfundimit të sezonit.

Fiorentina thuhet se është e gatshme të dëgjojë ofertat për Amrabat gjatë verës dhe të japë dritën jeshile për shitjen e tij, duke dërguar kështu një sinjal të rëndësishëm për klubet e interesuara, në veçanti për Barcelonën dhe Liverpoolin.

Sofyan Amrabat ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Bazuar në “Transfermarkt”, ai në treg momentalisht vlerësohet me 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat