Shtyhet ndeshja Prishtina - Dukagjini, kjo është arsyeja

Futboll

Shtyhet ndeshja Prishtina - Dukagjini, kjo është arsyeja

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 13:09
Shtyhet ndeshja Prishtina – Dukagjini

Prishtina dhe Dukagjini nuk do ta zhvillojnë sot duelin për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.

Kjo ndeshje ishte paraparër të zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, por nuk do të luhet shkaku i kushteve atmosferike.

Fusha në Lipjan ka qenë e ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta që janë në vendin tonë dhe dueli është shtyrë për ditën e nesërme.

“Ndeshja e paraparë te zhvillohet sot ne kupën e Kosovës ndaj Prishtinës, është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe fushës së ngrirë ne stadiumin “Sami Kelmendi”- Lipjan”.

“Takimi pritet te zhvillohet nesër, por për çdo informacion rreth kësaj ndeshje ju mbajmë të informuar me kohë”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat