Interit nuk i ndahen telashet

Futboll

Interit nuk i ndahen telashet

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:43
Interi

Joaquin Correa ngriti “flamurin e bardhë” pikërisht në prag të derbit me Milan!

Në stërvitjen e djeshme ai u detyrua të ndalonte për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e djathtë dhe do duhet të mungojë në ndeshjen sonte.

Por sipas raportimeve nga mediet italiane. Correa rrezikon shumë më tepër.

Në ditët në vijim ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të thelluara mjekësore që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit të tij, por ka mundësi që të mungojë në ndeshjen e parë të Champions League kundër Porto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat