Erzeni “rekordmen”, në 15 javë ka vetëm një problem

Futboll

Erzeni “rekordmen”, në 15 javë ka vetëm një problem

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:48
Erzeni “rekordmen”, në 15 javë ka vetëm një problem

Erzeni është pa diskutim surpriza e këtij edicioni, duke grumbulluar 30 pikë në 20 javë e duke e parë veten në garë për Europën.

Skuadra nga Shijaku debutoi në fillimin e këtij edicioni mes shumë pikëpyetjesh, për vetë faktin se skuadra u ndërtua në ditët e fundit të merkatos, por shifrat tregojnë se Erzeni është një prej ekipeve më të konsoliduara.

Aktualisht shijakasit janë skuadra me më pak humbje në kampionat, me vetëm 4 rezultate negative. Në këto 20 javë, ekipi që drejtohet nga Xhevahir Kapllani është mundur nga Bylis, Kukësi, Laçi dhe Tirana, skuadrat e vetme që i kanë marrë pikët e plota.

Erzeni ka shënuar 22 gola e ka pësuar po 22, ndërsa ndodhet në një diferencë prej 1 pike me vendin e dytë dhe të tretë që mbahen nga Vllaznia dhe Partizani. Mungesa e stabilitetit është problemi i vetëm i shijakasve, të cilët e kanë patur të vështirë të bëjnë seri fitoresh.

Duke përjashtuar pesë javët e para kur Erzeni mori 3 fitore dhe 2 barazime, duke mos pësuar asnjë gol, në 15 javët në vijim skuadra e Kapllanit nuk ka regjistruar dot asnjëherë dy fitore radhazi në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat