Tragjedia në Turqi, sulmuesi dhe bashkëshortja në krye të misionit

Futboll

Tragjedia në Turqi, sulmuesi dhe bashkëshortja në krye të misionit

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 15:40
Tragjedia në Turqi, sulmuesi dhe bashkëshortja në krye të misionit

Dries Mertens është një shembull për t’u ndjekur edhe jashtë fushës së lojës.

Sulmuesi belg që është pjesë e skuadrës së Galatasaray në elitën e futbollit turk, së fundmi është i përfshirë totalisht në misionin për të ndihmuar njerëzit në nevojë pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë.

35-vjeçari së bashku me bashkëshorten e tij po kontribuojnë në misionin që ka nisur klubi i Galatasarayt teksa po shpërndahen ushqime për të gjithë njerëzit e prekur nga katastrofa natyrore.

Ky gjest i sulmuesit mori vëmendjen e të gjithë mediave në Turqi ndërsa është vlerësuar maksimalisht nga ana e tifozerisë.

Në këtë sezon me Galatasarayn, Mertens është aktivizuar në 20 ndeshje ndërsa e ka gjetur rrugën e rrjetës në pesë raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat