Kjo ishte arsyeja që Bllazheviqi e quante kidnapues Sylën! Xhajiqi ndërhyri për t’ia prishur punët Prishtinës

Futboll

Kjo ishte arsyeja që Bllazheviqi e quante kidnapues Sylën! Xhajiqi ndërhyri për t’ia prishur punët Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 22:07
Mirosllav Çiro Bllazheviq

Sot ka ndërruar jetë trajneri i famshëm kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq.  

Çiro edhe dy ditë do të festonte datëlindjen e 88-të por fatkeqësisht nuk e priti, pasi që e mposhti sëmundja e rëndë, kanceri.

Mexhid Syla, ish drejtor i klubit të futbollit Prishtina në periudhën 1983-1984, ndërsa anëtar i kryesisë në vitin 1985, tregon detaje interesante, se si e bindën Bllazheviqin që të pranonte ofertën e klubit të Prishtinës. 

Image

Ramadan Cimii, Mexhid Syla dhe Favizi Rama

Kush ishte sebep që e kontaktuan dhe e prunë Çiron në Prishtinë? 

Kë e quante kidnapues Çiro? Si i nxori Bllazheviqi 5 mijë franga në Zurich dhe përse?.

Image

Sahit Kelmendi, Mexhit Syla, Fadil Vokrri dhe Shefqet Sinani

Syla në një rrëfim ekskluziv për gazetën kombëtare “Bota sot”, tregon detaje të padëgjuara, madje edhe si ka ndërhyrë ish futbollisti i Cërvena Zvezdës së Beogradit, Dragan Xhajiqi, për të penguar Bllazheviqin që të vijë në Prishtinë.

“Prishtina, klubi ynë, në vitin 1985, ishim në pozitë të palakmueshme në pjesën e parë të kampionatit, rrezikoheshim me ra nga liga, atëherë liga e parë jugosllave.

Image

Biseduam me kryesi, me strukturat e atëhershme që kontribojshin rreth funksionimit normal të klubit dhe arritjes së suksesit,  

Ra çështja e trajnerit, i angazhuam dy-tre trajnerë por nuk kishin suksese, 

Ra ideja me kontaktu me Çiro Bllazheviqin.

Kontaktet me Çiro Bllazheviqin na i ka mundësuar Zef Gjoni, një bashkëvendas i yni i Prizrenit i cili jetonte e vepronte si argjendar në Zagreb. 

Nuk bën me harruar atë si faktor kyq që ka kontribu për shkak raporteve që ka pas me Çiron.

Jo vetëm kontaktet por edhe ka ndikuar për me pru Çiron në Prishtinë. 

Kemi diskutuar me kryesi, është marrë vendim si anëtar i kryesisë unë, Xhevat Berisha drejtor i klub atëkohë, ndërsa unë më përpara kisha qenë drejtor i klubit, në periudhën 1983-1984, me shku me marrë Zefin në Zagreb, prej Zagrebit me shku të Çiro në Zurich.

Sa i përket asaj që ka deklaruar, është e vërtet që ne treve na ka quajtur tanë kohën, sidomos mu ‘kidnapues’.

Pse u shprehte ai ‘kidnapues’ , ka të bëj me insistimin posaçërisht timin të vazhdueshëm, që unë nuk kthehem Prishtinë, pa ardh edhe ti bashkë me ne, sepse ia kemi dhënë fjalën simpatizuesve të Prishtinës, se do të bijmë Çiron dhe do të vijmë bashkë me të.

Ai kishte disa probleme shendetësore, dhëmbët ishte duke i rregulluar, kishte disa termine e tha nuk mundem.

E ka përmendur shifrën 20 mijëra franga që kushton rregullimi i dhëmbëve, prej 4-5 ditësh ku bisedonim ne me të. I kam propozuar edhe për këtë që kemi zgjidhje, vjen në Prishtinë, shkojmë në kryesi e bëjmë publike, se Çiro u kanë në Prishtinë dhe e ka jehonën e vet dhe në Jugosllavinë e saj kohe.

 E bëmë një kontakt me lojtarët në Surdulicë që ishin në përgatitje, i kemi disa trajnerë, që nuk janë në rangun tënd, por dijnë me punu, ia jep detyrat çka mendon dhe kthehesh prapë e ndreqi dhëmbët. Me  tha: ‘Me të vërtet qenke kidnapues’.

Një detaj interesant, Çiro ka kriju befasi dhe atmosferë. 

Natën e parë që kemi shkuar e kemi kontaktuar në Zurich.

E kemi lënë të nesërmen me vazhduar dhe ai u ardh me bashkëshorten. I ka thënë me emër, para nesh, pranoje para këtyre njerëzve, qe t’i asnjëherë nuk ke marrë pjesë në biseda rreth angazhimeve të mia, kudo qoftë, cilindo klub. Të kam thirr edhe sot për me qenë ti prezent këtu! 

A mashtrojnë këta njerëz?

Siç po shihet nga natyra  nuk janë mashtrues këta njerëz.

Të kam thirr për mu bind edhe ju që paskemi punë me njerëz të rëndomtë siç jemi unë edhe ti, jo ashtu siç prezantohet situata për shqiptarët se çfarë janë,

Një moment interesant dhe inkurajues për ne. 

Kryhet biseda, po shkojmë me nxjerr biletën edhe për Çiron, për vete i kishim biletat.

Kemi shku në agjencion, na duhet edhe një biletë, ajo punëtorja që punonte aty, na tha duhet edhe kaq para.

Nuk ishte shumë e madhe, por për ne që nuk kishim para me vete se nuk e kishim paramenduar atë, madhështia e tij (Çiro) e ka vërejt menjëherë. Ai tha: ‘Nuk keni para? I themi nuk kemi. 

E përdori një shprehje dhe kanë qeshur të gjithë personeli kush ishin aty në agjension, 

Na kapi për qafe duke na përqafuar, i ka nxjerr 5.000 franga, ju nevojitet tha edhe juve sa jeni këtu në Zurich. Ky ka qenë realiteti sa i përket asaj pjese në Zurich.

Image

Mexhid Syla dhe Fuad Muzuroviq 

Mandej jemi nisur me veturë. U desh me aterruar në Lubjanë, pastaj për në Beograd.

Doganieri, unë i pari, me tha: A keni diçka për doganë? I thash po!

Çka keni?

Këtë zotërinj prapa! Ja ka lëshuar sytë e ka shikuar dhe po qeshe, duke thënë: ‘Nuk qenka peshqesh i vogël’.

Kemi vazhduar dhe jemi ardhur në Beograd. Aty na ka pritur kerri i Elektroekonomisë.

Jemi ndal në Krushevc në hotelin ‘Rubin’, ka qenë 00.00 apo 01.00 të mesnatës. 

Unë nuk e dij si e vërejtën, ka qenë lokal bari i natës, tana anët duke porositur dhe fotografuar me Çiron, mezi kemi dal nga aty.

Jemi nis për Prishtinë, kur kemi arritur në fshatin tim, Shakovicë, ku është ura e Lluzhanit, ku ndahet rruga për Batllavë, ka qenë para mëngjesit. I thash Çiros, a e din pse është i njohur ky vend? Ai me ktheu:

‘Me të vërtet qenka ti i poshtër, me transporton si m*jmunin natën, nuk po e di ku po më çon dhe me pyet për çka është i njohur ky vend’. I thash ti je njeri i jashtëzakonshëm, vizionar, nuk është marre me të pyet.

Kemi ardh Prishtinë, kemi shkuar në hotel ‘Grand’, mëngjes në orën 08.00 e lamë takimin me kryesinë e Prishtinës, 

Kryetari Sadik Vllasaliu, tha: ‘Çiro kam menduar se je njeri ma korpulent e më i madh’. Çiro, ia ktheu:  ‘Kryetari im, këto helmet më të rrezikshme në botë bëhen me bocat të vogla’”, tregon Syla.

Syla tha se nuk është bash i saktë sa i përket marrëveshjes financiare me Bllazheviqinm por u fol për 20 mijë marka,

Ai tha se Çiro ka ditur mi motivuar lojtarët. 

“Ka ditë me motivuar publikun, me bashkëpunu me kryesi, ka qenë njeri i jashtëzakonshëm.

Kam ndje një dhimbje shumë  të madhe.

Jeta është e tillë, I shprehi ngushëllime gjithë komunitetit të futbollit dhe familjes së tij”, - ka nënvizuar ai.

Blazheviq ka pas një problem me regjimin e asaj kohe,

“Ai ka pas problem me hyrë në ish Jugosllavi, e ka pas të ndaluar dikur,

Ka qenë një nacionalist dhe kroat i përbetuar, ka bë për kombin, popullin e vet.

Për Çiron, ato para që i ka marrë tek ne, si kish marrë në asnjë varian.

 Ai na tregoi, problemet që i kam pas, kur ka shkuar në Beograd. Kur kanë marrë vesh se po vjen në Prishtinë, u dal Dragan Xhajiqi, e ka dërguar në hotel siç thotë Çiro tanë natën e lum nuk e ka lënë me fjet, për me bind me marrë postin e trajnerit në Cërvena Zvezdë, pasi kjo kishte problem me trajner.

Xhajiqi i ka thënë mos me ardh në Prishtinë por ki me ardh tek ne. Çiro i thotë: ‘Iu kam thënë jo, unë ia kam dhënë fjalën, ju kam premtu Prishtinës. Nuk ka pranuar Çiro me shku Zvezdë por ka ardhur në Prishtinë ”, tregon një detaj interesant Syla.

“Çiro ishte impresionuar, i befasuar me atë entuziazëm që ka pa tek ne. Kemi funksionuar si një trup, lojtarë, kryesi, kemi pas përkrahjen e madhe nga strukturat politike shqiptare në krye me Nebih Gashi, tani i ndjeri, nuk e kemi pas problem financimin.

Unë isha në urbanizëm në atëkohë, e sugjeroja kryesinë që këtij mundemi mi ndihmu me një lokal, këtij me një banesë, pa keqpërdorime kuptohet, I kemi shfrytëzuar ato mundësitë tona.

Kanë ardhur tifozë nga Prespa me panon e gjatë 150 metra, për të përkrahur Prishtinën e nga të gjitha viset shqiptare.

Pastaj, u desh me intervenuar me zgjeruar stadiumin, njeriu nga Sarajeva një muaj ditë ka ndejtur në Prishtinë për çështjen e stadiumit. I themi, sa ju kemi borxh, ai na ktheu: ‘Nuk me keni borxh, kam ardhur mi ndihmuar Prishtinën’”, përfundon rrëfimin Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat