Martini pas fitores me Kukësin: Jam shumë kokëfortë

Futboll

Martini pas fitores me Kukësin: Jam shumë kokëfortë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 18:46
Edi Martini

Edi Martini i është gëzuar fitores së radhës së Teutës së tij që ka dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Por trajneri i durrsakëve ka theksuar pas suksesit ndaj Kukësit që ekipi i tij duhej të vazhdonte duke mos menduar se ku mund të arrinte në renditje.

“Më gëzon shumë fitorja. Kishim shumë mungesa a të dëmtuar, gjendje gripale, edhe ata në fushë kishin ngërçe herë pas herë, se ka pasur ngarkesë dhe të njëjtët lojtarë kanë luajtur kohët e fundit.

Por edhe atë që u futën e justifikuan mjaft mirë dhe i komplimentoj djemtë për fitoren.

Ndeshja më Tiranën është shumë e rëndësishme për ne, kemi një ndeshje që është shumë e fortë. Nuk bëj plane për të parë shumë larg, shoh afër ndaj jemi herët për të folur.

Ne kishim të dëmtuar e me kartonë.

Mund të sakrifikoja e të kthehesha me 3 në mbrojtje, por luajta me katër duke pasur parasysh rreshtimin e kundërshtarëve.

Na doli si e menduam, i dhamë përparësi krahut të majtë të kundërshtarit, na doli siç e menduam.

Por vuajtëm shumë se e patë që lojtarët e mi ishin shumë të lodhur dhe Kukësi na vuri në vështirësi në minutat e fundit të lojës.

Këtu një apo dy humbej të ulin ku nuk e mendon, por me dy fitore ngjitesh lart.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm, jo euforikë, se pikët i kemi marrë me mund. Të mos mendojmë për shumë larg se ndonjëherë e pëson. Jam shumë kokëfortë që duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, pastaj të shohim në fund.

Gruda mund të luajë nga krahët e në sulm. Unë i di vetitë e Grudës, janë të jashtëzakonshme, është djalë shumë i mirë, punon, duhet të punojë edhe më tepër, se me pak stërvitje duhet të ecë përpara se ka veti që rrallë futbollistë i kanë”, tha Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat