Shpallet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Futboll

Shpallet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 10:33
Portieri i Llapit, Ilir Avdylli

Portieri i Llapit, Ilir Avdylli është shpallur si lojtari më i mirë për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Komisioni brenda Federatës së Futbollit të Kosovës vlerësoi se portieri i llapjanëve ishte më i merituari në fitoren që skuadra e tij e arriti kundër Trepçës’89 me rezultat 2:1. 

Ai përgjatë tërë ndeshjes pati performancë të jashtëzakonshme, ku fillimisht priti penalltinë tek rezultati 0:0, derisa më pas pati edhe disa intervenime tjera gjatë lojës, duke mos lejuar skuadrën kundërshtare t’ia rrezikojë fitoren K.F. Llapi

Shpallja e tij si më i miri i javës së 20-të është një nder i veçantë për portierin e llapjanëve dhe dëshmon kualitetin dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme në portë. Pa dyshim ky çmim do të mund të shërbejë edhe si frymëzim për bashkëlojtarët e tij për paraqitje edhe më të mira në ndeshjet e ardhshme.

“Te shpallësh më i miri i xhiros është një kënaqësi e madhe sidomos për faktin që kjo xhiro ka pasur shumë gola dhe rrjedhimisht konkurrenca për ‘Yllin e Javës’ ka qenë e madhe. Ndeshjet si vendas dhe presioni i pikëve nuk lejojnë që ekipi të jetë i liruar dhe të bëjë lojë kreative, prandaj edhe ndeshja me Trepça '89 ka qenë e vështirë. Më gëzon fakti që e kam ndihmuar ekipin të arkëtojë 3 pikë shumë të rëndësishme për vazhdimësi më të qetë në Albi Mall Superligë. Falënderoj bashkëlojtarët për mundin dhe angazhimin që e bëjnë çdo ndeshje. Llapi synon që të renditet i treti në tabelë dhe si zakonisht ta fitojë Kupën e Kosovës. Besoj që jemi në rrugë të duhur për të arritur objektivat tona dhe do të punojmë shumë nga ndeshja ne ndeshje“, theksoi Avdyli për faqen zyrtare të FFK-së pas marrjes së këtij çmimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat