Milan-i shikon në merkato për të ardhmen.
Në këtë kuptim duket e pashmangshme të mendohet për një përforcim për sulmin ku Giroud, Ibrahimoviq dhe Origi për arsye të ndryshme nuk mund të jenë garanci për sezonet e ardhshme.
Në këtë këndvështrim, sipas asaj që u raportua nga La Gazzetta dello Sport, klubi kuqezi duket se ka vënë në shënjestër Balogun të Reims, por në pronësi të Arsenalit.
Lojtari, anglez me origjinë nigeriane, është rritur në Akademinë e Topçinjve, klub me të cilin është shumë i lidhur. Ai bëri debutimin e tij për Arsenalin në moshën 19-vjeçare në Europa League, më pas kanë ardhur një seri huazimesh.
Te Middlesbrough në Championship mes janarit dhe qershorit 2022 dhe tani eksperienca në Ligue 1 me Reims, ku ai veçohet me 15 gola në 25 ndeshje në kampionat.
Në fund të këtij sezoni ai do të rikthehet në Angli ku do të gjejë shumë konkurrencë edhe nëse nuk do të ketë një numër 9 të vërtetë si ai në skuadrën e Arteta-s.
Në këtë kuptim, hipoteza e një eksperience të re diku tjetër nuk mund të përjashtohej.
Nga ky këndvështrim, Milan-i është vigjilent. Pengesa do të ishte vlerësimi i Arsenalit: në 20-25 milionë euro që mund të rriten deri në fund të sezonit.
Kualifikimi në Champions League mund të bëjë diferencën për kuqezinjtë, gjë që do të sillte burime të dobishme për të investuar, ndoshta, pikërisht te 21-vjeçari Balogun.