Kolela bën ironi pas fitores

Futboll

Kolela bën ironi pas fitores

Më: 19 mars 2023 Në ora: 19:25
Kolela

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, e ka cilësuar një fitore të të gjithë skuadrës të sotmen ndaj Kastriotit, pa u ndalur te elementë të veçantë.

“Sot kishim shumë frikë për këtë ndeshje, ndaj jam i lumtur për sjelljen.

Kemi respektuar kundërshtarin, sipas meje kemi bërë gjërat që duheshin bërë. Mendoj se ishte gjëja e duhur në këtë moment.

Sulmuesit jetojnë për golin, ndaj fakti që shënuan të kënaq.

Por ata bëjnë gol nëse i mbështet e gjithë skuadra, ndaj merita është e të gjithëve.

Mendoj se kam një skuadër të mirë, jo vetëm në mesfushë. Është e vërtetë që kemi mesfushorë të mirë, por nuk është vetëm një repart që e bën skuadrën. Kur shënohet është meritë edhe e atij nga ku nis aksioni. Dhe kur mbrohet është meritë dhe e sulmuesve të cilët nisin të mbrojnë të parët.

Ka gjithmonë për të punuar. Edhe nëse nuk do të kishim pësuar, kishte 2-3 situata ku nuk ishim të saktë. Edhe më shumë punë meqë pësuam gol.

Na kënaq që janë në kombëtare, por siç kam thënë më parë për Bitrin dhe Skukën që u larguan, merita është e të gjithë skuadrës që i vlerësoi.

Më mirë formacioni i Kupës apo ky i kampionatit? Këtu kemi shumë lojtarë të mirë, unë jam një trajner injorant dhe nuk di të bëj formacionin titullar” tha Kolela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat