Sfida e parë kualifikuese e Euro 2024 me Poloninë

Futboll

Sfida e parë kualifikuese e Euro 2024 me Poloninë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 19:45
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë të dielë përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ndaj Polonisë në transfertë, më 27 mars.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë, në ndryshim nga vitet e fundit kur kanë qëndrruar në kompleksin Tropikal në Durrës, dhe përgatitjet do ti zhvillojë në Shtëpinë e Futbollit.

Grupi pritet të kompletohet të hënën në mesditë pasi të gjithë lojtarët e ftuar të kenë përfunduar impenjimet me klubet respektive.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këtë ndeshje të rëndësishme.

Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

E hënë, 20 mars 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:30

E martë, 21 mars 20223

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00.

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 15:30.

E mërkurë, 22 mars 2023

 Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00

E enjte, 23 mars 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 18:00

E premte, 24 mars 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00.

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00.

E shtunë, 25 mars 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00.

E diel, 26 mars 2023

Nisja për në Aerportin Nënë Tereza, ORA 09:00

Mbërritja në Varshavë, ORA 12:00.

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin PGE Narodowy, ORA 17:15

Stërvitja zyrtare në stadiumin PGE Narodowy, ORA 18:00

E hënë, 27 mars 2023

POLONI-SHQIPËRI, ORA 20:45, në stadiumin PGE Narodowy, Varshavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat