Zbarkon në Milano për 25 milionë euro

Futboll

Zbarkon në Milano për 25 milionë euro

Më: 21 mars 2023 Në ora: 17:11
Noah Okafor

Dhjetë gola dhe pesë asiste në tridhjetë ndeshje të luajtura. Këto janë shifrat e sulmuesit që mund të zbarkojë në Milano verën e ardhshme për 20-25 milionë euro.

Kontrata e tij, e cila skadon në vitin 2024, e cila nuk do të rinovohet, nuk lë asnjë dyshim: ai do të largohet nga ekipi aktual në qershor dhe Milan-i dhe Inter-i janë ndër klubet e interesuara.

E kemi fjalën për Noah Okafor, zvicerani që luan për Salzburgu-n.

Siç raporton gazetari Florian Plettenberg i Sky Sport DE, në profilin e tij në Twitter, emri i lojtarit të lindur në vitin 2000 është në listën e klubeve milanezë, por edhe të Tottenham-it të Antonio Conte-s.

Okafor është një sulmues qendror, shumë i lëvizshëm, i cili për këtë arsye mund të luajë edhe në krah ose si sulmues i dytë.

Është një futbollist me aftësi teknike të shkëlqyera dhe këtë e ka treguar edhe kur luajti në Champions League kundër ekipit të Stefano Pioli-t.

Milan-i dhe Inter-i, pra, janë gati të sfidojnë njëri-tjetrin për Noah Okafor. Sulmuesi zviceran konsiderohet një element i dobishëm për të kompletuar repartin sulmues të dy formacioneve.

Në verë, kuqezinjtë do të nxitojnë për të përmirësuar sulmin, i cili rëndon vetëm mbi supet e Olivier Giroud dhe Rafael Leao. Divock Origi dhe Ante Rebic deri tani kanë zhgënjyer pritshmëritë dhe në mënyrë të pashmangshme Paolo Maldini dhe Frederic Massara do të nxitojnë për t’i ofruar Pioli-t forca të reja.

Milan-i ndoshta do të mbështetet te një qendërsulmues i ri, por nuk mund të përjashtohet ardhja e një sulmuesi tjetër, nëse belgu dhe kroati largohen nga Milan-i.

Tek Inter, megjithatë, e vetmja siguri mban emrin e Lautaro Martinez. Edin Dzeko në fakt ka një kontratë që skadon më 30 qershor.

Nuk ka ende një marrëveshje mes palëve dhe ai mund të bëjë valixhet si dhe Romelu Lukaku, kur të përfundojë huazimi i tij nga Chelsea.

Për më tepër, nuk duhet përjashtuar as lamtumira e mundshme e Correa-s, të cilin Inter-i shpreson ta shesë, edhe nëse nuk do të jetë e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat