Barça hedh sytë nga Monaco, synohet mbrojtësi brazilian

Futboll

Barça hedh sytë nga Monaco, synohet mbrojtësi brazilian

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:30
Pamje nga një ndeshje

Barça hedh sytë nga Monaco që të përforcojë linjën e djathtë të mbrojtjes.

Gazeta katalanase, “Sport”, shkruan se drejtuesit e klubit nga La Liga kanë në listën e tyre brazilianin e Monacos,

Vanderson de Oliveira.

Kryesuesit e kampionatit spanjoll e tentuan 21-vjeçarin edhe në merkaton e verës, por klubi nga Principata kërkoi 60 milionë euro për transferimin e tij.

Barcelona u dorëzua në atë moment, por pritet të bëjë një tjetër sulm në dritaren e radhës së merkatos.

Në kampin katalanas po mendojnë për formulën e ofertës, për shkak të situatës së vështirë financiare që po kalojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat