Befason ylli i Bayernit: E frikshme jeta që po bëj

Futboll

Befason ylli i Bayernit: E frikshme jeta që po bëj

Më: 26 mars 2023 Në ora: 20:32
Lojtarët e Bayernit

Alphonso Davies po e shijon në maksimum aventurën me Bayern Munchen, por jo aq shumë jetën larg futbollit dhe stërvitjeve të përditshme.

Deklarata e fundit e “raketës” së krahut të majtë ka shkaktuar debat dhe shumë diskutime në Gjermani.

“Jeta si futbollist profesionist është fantastike, relaksohesh dhe argëtohesh.

Por pas stërvitjes nuk kam çfarë të bëj, pasi nuk kam familje dhe e dashura nuk jeton me mua.

Kam rreth pesë miq, por në thelb jam i vetmuar.

Ndihem si një humbës popullor.

Është e frikshme të mos kesh diçka për të bërë, veçanërisht kur miqtë e tu janë të zënë duke punuar”, deklaroi Davies.

22-vjeçari është pjesë e kampionëve të Gjermanisë prej janarit të vitit 2019.

Anësori i majtë numëron 36 ndeshje dhe 13 gola me kombëtaren e Kanadasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat