Jo Shqipëri jo, kështu nuk bën në Varshavë

Futboll

Jo Shqipëri jo, kështu nuk bën në Varshavë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 mars 2023 Në ora: 20:44 Përditësuar në ora: 22:37 më 27.03.2023
Polonia feston

Shqipëria nuk ia del

Shqipëria ka pësuar humbje në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë.

Ndeshja e parë humbja e parë për Shqipërinë.

Polonia ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj kuqezinjve, në takimin e xhiros së dytë të Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Në minutën e 41-të, pas një goditje dënimi, një gjuajtje nga jashtë zonës e Kaminskit ndalet nga shtylla e pastaj Sviderski gjuan duke kaluar Strakoshën dhe 1:0.

Pjesa e dytë mjaft dinamike dhe një Shqipëri më agresive por jo edhe të shënojnë në portën polake.

Myrto Uzuni në minutën e 57-të, nga e majta tenton portën, por Szcezny i mohon golin me një devijim vendimtar.

Në minutën e 58-të pas një goditje nga këndi, është Asllani i cili ka mundësinë të shënojë, por përsëri portieri i polakëve është i pakalueshëm.

63' Fat i madh për Shqipërinë, Lewandowski godet por topin e heqin nga vija fatale.

Në minutën e 88-të, Sulmuesi Uzuni merr një pasim të artë nga Seferi, por gjuan jashtë ngjitur me shtyllën e Szcezny.

Shqipëria të paktën ka merituar një pikë por e pafat në Varshavë duke u kthyer duarthatë nga ky udhëtim.

Në Grupin E Çekia kryeson me 4 pikë, pasojnë Polonia 3, Moldavia 2, Ishujt Faroe 1 dhe Shqipëria 0 pikë.

Polonia - Shqipiëria 1:0

Shënues: Swidersk (41').
Kartona të verdhë: Linetty, Salamon - Hysaj, Laçi.
Polonia: Szcezny, Frankowski, Bednarek, Salamon, Kiwior, Kaminski, Linetty (D. Szymansk 78'), Zielinski, Zalensky (Skoras 69'), Lewandowski, Swiderski (S. Szymanski 88').
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj, Gjasula (Laçi 88'), Ramadani, Asllani (Bajrami 76'), Uzuni, Asani (Mehmeti 70'), Cikalleshi (Seferi 76').

Fiton Polonia

(E plotësuar)  - 90' Fundi i ndeshjes.

88' Shqipëria kërkon golin e barazimit.

85' Pplonia afër fitores.

-80' Dhjetë minuta shpresë për Shqipërinë.

76' Bajrami futet në lojë.

74' Shqipëria po orvatet por Polonia e pathyeshme deri me tash.

72' Shqipëria po luan mirë.

70' Polonia në epërsi.

67' Shqipëria po tregon lojë të mirë por pa efekt.

Polonia - Shqipiëria 1:0

Shënues: Swidersk (41').

Kartona të verdhë: Linetty, Salamon - Hysaj.

Polonia: Szcezny, Frankowski, Bednarek, Salamon, Kiwior, Kaminski, Linetty (Szymansk 78'), Zielinski, Zalensky (Skoras 69'), Lewandowski, Swiderski

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj, Gjasula (Laçi 88'), Ramadani, Asllani (Bajrami 76'), Uzuni, Asani (Mehmeti 70'), Cikalleshi (Seferi 76').

63' Fat i madh për Shqipërinë, Lewandowski godet por topin e heqin nga vija fatale.

 60' Shqipëria agresive.

58’ Pas një goditje nga këndi, është Asllani i cili ka mundësinë të shënojë, por përsëri portieri i polakëve është i pakalueshëm.

57’ Uzuni nga e majta tenton portën, por Sheznji i mohon golin me një devijim vendimtar.

56' Një gol dhe një karton i verdhë deri me tash.

54' Shqipëria nuk po tregohet energjike.

52' Polonia po mundohet të sulmojë.

49' Shqipëria po lufton.48' Polonia kërkon golin e radhës.

46' Shqipëria kërkon barazimin.

Shqipëria nuk ka çka humb, të luftojë me të gjitha forcat.Përfundon pjesa e parë.

44' Pplonia më agresive.

41' Pas një goditje dënimi, një gjuajtje nga jashtë zonës e Kaminskit ndalet nga shtylla e pastaj Sviderski gjuan duke kaluar Strakoshën.

38' Polonia po mundohet.

33' Shqipëria po luan lojë të mirë.29' Nuk ka ndonjë rast.

25' Shqipëria kërkon pikë në Varshavë.

32' Shqipëria po tregon lojë të mirë dhe nuk është inferiore..

29' Lewandowski mjaft i rrezikshëm.

27' Lojë me ritëm, nuk ka gola.25' Lojë e mirë.

22' Cikalleshi godet nga rreth 22-23 metra por mbron portieri polak.

20' Nuk ka ndonjë rast deri me tash.

18' Shqipëria luan me kujdes të shtuar.

15' Korneri i parë për Poloninë.

14' Strakosha në nivel.12' Ndeshje e baraspeshuar.

10' Vazhdon pa gola.

7' Shqipëria mjaft aktive.

5' Lojë me kujdes të shtuar.

3. Lojë e mirë.

1. Fillon ndeshja.

​Poloni-Shqipëri, formacionet zyrtare

Do të nis sot rrugëtimi i Kombëtares shqiptare në kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Kuqezinjtë do të ballafaqohen me Poloninë në stadiumin “PGE Narodoëy” në Varshav, me fillim nga ora 20:45.

Trajneri Silvinho por edhe lojtarët kanë folur me optimizëm para kësaj sfide duke thënë se synojnë ta nisin më këmbë të mbarë duke bërë kështu hapin e parë drejt arritjes së qëllimit për të qenë pjesë e fazës finale të kampionatit.

Shqipëria është pjesë e grupit E kur përveç Polonisë bëjnë pjesë edhe Republika e Çekisë, Faroe Island, dhe Moldavia.

Këto janë formacionet zyrtare:

Polonia: Szcezny, Frankowski, Bednarek, Salamon, Kiwior, Kaminski, Linetty, Zielinski, Zalensky, Lewandowski, Swiderski

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj, Gjasula, Ramadani, Asllani, Uzuni, Asani, Cikalleshi

Publikohen formacionet e Poloni - Shqipëri

Sylvinho ka vendosur në lidhje me formacionin zyrtar të Shqipërisë në takimin ndaj Polonisë në Varshavë. Kuqezinjtë fillojnë eliminatoret e Euro 2024 mbrëmjen e sotme duke nisur prej orës 20:45. 

Mes shtyllave do të jetë  Thomas Strakosha. Mbrojtja do t’i besohet Marash Kumbullës dhe Enea Mihajt në qendër, ndërsa krahët Ivan Balliut dhe kapitenit Elseid Hysaj. 

Treshja e mesfushës do të formohet nga Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Sokol Cikalleshi do të jetë në majën e sulmit.

POLONIA: Sheznji, Frankovski, Bednarek, Salamon, Kivior, Kaminski, Lineti, Zielinski, Zalevski, Sviderski, Levandovski.
Trajner: Fernando Santos

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Hysaj, Mihaj, Kumbulla, Gjasula, Ramadani, Asllani, Asani, Uzuni, Cikalleshi.
Trajner: Silvinjo..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat