Osimhen qetëson tifozët e Napolit dhe nuk ka dyshime

Futboll

Osimhen qetëson tifozët e Napolit dhe nuk ka dyshime

Më: 2 prill 2023 Në ora: 00:03
Osimhen

Dëmtimi i Viktor Osimhen ditën e djeshme tronditi gjithë qytetin e Napolit. 

Ka disa ndeshje të rëndësishme përpara dhe qendërsulmuesi nigerian është thelbësor, veçanërisht në këtë periudhë. 

Ndjesitë e para çuan në një mungesë prej të paktën 20 ditësh për nigeriani, ka qetësuar tifozët napolitan në një intervistë për “TG5”, teksa u shpreh se do të jetë gati për duelin e Champions-it ndaj kuqezinjve.

“Nuk është asgjë serioze, por dua të marr këto 10-12 ditë pushim për t’u rikuperuar sa më mirë. Jam gjithashtu i sigurt dhe i bindur se do të jem në fushë kundër Milanit në duelin e parë në Champions.

Ne të gjithë jemi të lumtur dhe po japim maksimumin për të realizuar ëndrrën tonë në Serinë A.

Napoli është i jashtëzakonshëm. Nuk kam marrë kurrë kaq shumë dashuri dhe mezi pres të festoj Scudetton me tifozët, në stadium, në rrugë.

Unë nuk mendoj se racizmi mund të ndalet, por do të përdor çdo mjet që kam në dispozicion për ta mposhtur atë.

Nuk është bukur të gjykohesh nga ngjyra e lëkurës, e fytyrës apo e trupit.

Çdo prind duhet të bëjë fëmijët të kuptojnë se është e gabuar. Unë kam partneren time të bardhë, si dhe shumë miq dhe i dua të gjithë. Racizmi shumë fëmijë i lëndon psikologjikisht”, u shpreh Osimhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat