Sulmuesi 15-vjeçar zgjedh të përfaqësojë Spanjën

Futboll

Sulmuesi 15-vjeçar zgjedh të përfaqësojë Spanjën

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:31
Enzo Alvesh

Enzo Alvesh tani është edhe zyrtarisht një futbollist i Spanjës.

Talenti me origjinë braziliane, por i rritur në Spanjë, është grumbulluar me kombëtaren U15 të iberikëve, duke zgjedhur atë para vendit të origjinës ku babai i tij ka qenë një nga emrat më të njohur në dekadën e fundit,

Djaloshi në fakt është djali i mbrojtësit Marcelo, i cili për 15 vite me radhë veshi fanellën e Real Madrid duke u kthyer në një nga të futbollistët me të spikatur në futbollin botëror.

Ndonëse ai u largua nga madrilenët në verë për të luajtur te Olimpiakos e tashmë te Fluminense, djali i tij ka vazhduar të luajë në akademinë e Realit dhe këtë sezon ka kaluar 100 golat e shënuar me fanellën e “los blancos” në moshat.

Ai është sulmues, ndryshe nga i ati dhe në këtë edicion, me 32 gola të shënuar është golashënuesi më i mirë i kampionatit të grupmoshës së tij në Spanjë.

Kjo është arsyeja pse iberikët janë vënë në lëvizje për t’u siguruar që Enzo Alvesh të veshë fanellën e kuqe dhe jo atë të verdhë të “seleçaos” si i ati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat