Kush më kë takohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës - femrat?

Futboll

Kush më kë takohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës - femrat?

Më: 29 prill 2023 Në ora: 11:52
Pamje nga shorti

Në ambientet e FFK-së, në prani të anëtares së KE-së dhe kryetares së Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi, menaxheres së futbollit të femrave, Valbona Gashi Uka dhe përfaqësuesve të klubeve u bë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Dy skuadrat favorite për këtë trofe arritën t’i shmangen ballafaqimit në këtë fazë.

Kësisoj, në gjysmëfinale do të takohen 16 Qershori – Mitrovica dhe EP Hajvalia – Dukagjini, teksa skuadrat fituese do të kualifikohen në finale.

Ndeshjet zhvillohen mesjavën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat