Juventus e Milan do të zhvillojnë miqësoret e “luksit” në SHBA

Futboll

Juventus e Milan do të zhvillojnë miqësoret e “luksit” në SHBA

Më: 13 maj 2023 Në ora: 12:33
Logo e Milan dhe Juventus

Me përfundimin e sezonit aktual, klubet kanë filluar të bëjnë gati planet për merkaton e verës, si dhe për fazën pëgatitore të sezonit të ardhshëm, me “gjigandët” evropianë, që zakonisht zhvillojnë miqësore “lluksi”, në vende të largëta ku futbolli nuk është aq i zhvilluar sa në “kontinentin e vjetër”.

Kështu, Juventus dhe Milan kanë publikuar datat e miqësoreve të tyre, me turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërmjet 21 korrikut e 3 gushtit, me klubet që do të kenë nga 3 supersfida për “kokë”.

Klubet do të jenë pjesë e “Soçer Champions Tour 2023”, me miqësoren e parë për “bardhezinjtë” e Juventus që do të jetë mbrëmjen e 22 korrikut në San Francisco kundër spanjollëve të Barcelona, më pas do të ndeshen kundër “kuqezinjve” në Los Angeles më 27 korrik dhe do të mbyllin gjithçka më 2 gusht, ku do të ndeshen në Orlando ndaj Real Madrid.

Në krahun tjetër, “kuqezinjtë” e Milan e fillojnë turneun në 23 korrik në Los Angeles përballë Real Madrid. Më pas më 27 korrik, po në Los Angeles kundër Juventus, ndërsa e mbyll më 1 gusht kundër kampionëve spanjollë të Barcelona në Las Vegas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat