Derbi Tirana - Partizani, shitja e biletave vazhdon

Futboll

Derbi Tirana - Partizani, shitja e biletave vazhdon

Më: 14 maj 2023 Në ora: 17:25
Pamje nga një ndeshje

Derbi i kryeqytetit, Tirana - Partizani, është qendra e kryeqytetit deri më 17 maj.

Edhe pse janë zgjedhjet përpara, të gjithë e kanë mendjen te derbi.

Prej ditësh kanë dalë në shitje biletat e derbit. Çmimet janë për tribunën qendrore 6000 lekë, 5000 lekë dhe 4000 lekë.

Tribuna përballë 1500 lekë dhe 1000 lekë, ndërsa tribunat anësore 500 lekë.

Mësohet se shitjet kanë qenë të kënaqshme dhe me shumë mundësi do të ketë një stadium ndoshta plot. Që në ditën e parë janë shumë bileta, ndërsa pjesa e tifozëve të Partizanit dhe Tiranës është marrë nga dy tifozëritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat