Luton arrin në finalet e “play-off”-it të Championship

Futboll

Luton arrin në finalet e “play-off”-it të Championship

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:05
Luton

Për herë të parë në historinë e tyre, “londinezët” e Luton kanë mundësinë “e artë” për t’u ngjitur në një prej Kampionatëve më elitarë në futbollin botëror, Premier League, teksa mbrmjen e djeshme siguruan fazën finalen të “play-off”-it të Championship, ku në rast fitoreje arrin ngjitjen në “elitën” angleze.

Luton mundi me rezultatin e pastër, 2 me 0, rivalët e Sunderland në “shtëpi”, duke përmbysur kështu fitoren, 2 me 1 të këtyre të fundit, në ndeshjen e parë të fazës së “play-off”.

Golat e vendasve erdhën që në pjesën e parë, ku fillimisht ishte protagonist mbrojtësi anglez,

Gabriel Osho, ku çoi topin në rrjetë që në minutën e 10’-të të sfidës e më pas kapiteni uellsian, Tom Lockyer dyfishoi shifrat duke “hipotekuar” fitoren e duke u nisur drejt finales së madhe të “play-off”-it të Championship.

Në finale, Luton do të përballet me fituesin e sfidës, Middlesbrough-Coventry, sfidë në të cilën nuk “lejohen” parashikimet, me përballjen e parë që ka mbaruar në shifrat “e bardha”, 0 me 0 dhe gjithçka mbetet për t’u vendosur ditën e sotme.

Ndërkaq, kujtojmë se skuadra e Luton nuk e ka arritur kurrë ngjitjen në Premier League, teksa që prej vitit 1992 militon në kategorinë e dytë angleze e quajtur ndryshe, Championship..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat