Roma merr lajm të madh nga Dybala para finales në Ligën e Evropës

Futboll

Roma merr lajm të madh nga Dybala para finales në Ligën e Evropës

Më: 30 maj 2023 Në ora: 08:53
Paulo Dybala

Paulo Dybala pritet të jetë gati për finalen e Ligës së Evropës dhe padyshim se ky është një lajm i madh për Romën dhe tifozët e saj.

Argjentinasi ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm këtë sezon me ekipin nga kryeqyteti italian.

Fituesi i Kupës së Botës 2022 ka luftuar me lëndime, por kur ka qenë në gjendje për të luajtur, ai ka qenë lojtari i spikatur në skuadër.

Këtë sezon, Dybala ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë tetë asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat.

Ai humbi tre ndeshjet e fundit në Serie A për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës dhe kishte shqetësime serioze se ai mund të humbasë edhe finalen e Ligës së Evropës.

Por, ka raportuar Gianluca Di Marzio, 29-vjeçari lehtësoi Jose Mourinhon dhe Romën kur mori pjesë në seancën e sotme stërvitore të skuadrës në Trigoria, duke treguar shenja pozitive në fushë.

Thuhet se Dybala nuk ndjeu dhimbje në kyçin e këmbës dhe tani pritet të luajë një rol kyç në finalen e 31 majit, kundër Sevillas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat