Maguire mund të largohet nga Manchester United gjatë verës

Futboll

Maguire mund të largohet nga Manchester United gjatë verës

Më: 31 maj 2023 Në ora: 18:52
Harry Maguire

Harry Maguire mund të largohet nga Manchester United në muajt e ardhshëm. Ky sezon nuk ka qenë një sezon për t`u mbajtur mend për mbrojtësin.

Ai ka luajtur për Anglinë në Botërorin "Qatar 2022", por ecuria e tij në Manchester United nën drejtimin e Erik ten Hag ka lënë shumë për të dëshiruar.

Tridhjetë vjeçari ka njohur vetëm tetë paraqitje nga fillimi në Premier League. 

Ten Hag e ka bërë të qartë se megjithëse e vlerëson praninë e Maguire në skuadrën e tij të parë megjithatë nuk e sheh të domosdoshme.

“Ai ka konkurrencë të lartë me Raphael Varane, i cili është fantastik. Le të themi se jam i lumtur që ai është këtu dhe kur na nevojitej ai e bëri punën e tij. Por gjithashtu është një vendim që ai duhet ta marrë”, ka thënë trajneri holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat