Jonuz, kandidat për trajner të Voska Sport

Futboll

Jonuz, kandidat për trajner të Voska Sport

Më: 31 maj 2023 Në ora: 19:09
Jonuz

Skuadra e re e ligës së parë Voska Sport ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin aktual Berat Imeri.

Në sezonin e parë historik në elitë, skuadra nga Ohri do të drejtohet nga një strateg i ri.

“Voska Sport njofton se Berat Imeri nuk do të jetë më në krye të stafit profesional.

Pas disa ditësh bisedime, nuk arritëm të gjenim një gjuhë të përbashkët, pas së cilës u mor vendimi për t’u ndarë.

Voska falënderon Imerin për kontributin e tij gjatë kohës që drejtoi ekipin tonë dhe i urojmë shumë lumturi, shëndet dhe suksese në karrierën e tij të ardhshme si trajner.

Besojmë se një ditë rrugët tona do të takohen sërish”, njoftoi FC Voska.

Mirsad Jonuz, i cili u largua nga Shkupi pas disfatës në barazh ndaj Vardarit, përmendet si kandidati më serioz për kreun e ri të shtabit profesional të Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat